Tiketat ngjitëse do të ulin numrin e veturave të pasiguruara

10.02.2022

Sa i përket tiketave ngjitëse, një e tillë merret me rastin e kontrollimit teknik të automjetit, e që është i nevojshëm për regjistrimin e tij. Tiketa ngjitëse do të vendoset në një vend të dukshëm në secilën veturë. Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku kishte theksuar se kjo bëhet me qëllim të uljes […]

Tiketat ngjitëse do të ulin numrin e veturave të pasiguruara Foto: Ilustrim

Sa i përket tiketave ngjitëse, një e tillë merret me rastin e kontrollimit teknik të automjetit, e që është i nevojshëm për regjistrimin e tij.

Tiketa ngjitëse do të vendoset në një vend të dukshëm në secilën veturë.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku kishte theksuar se kjo bëhet me qëllim të uljes së numrit të automjeteve të pasiguruara në trafik.

Po ashtu, ai ka theksuar se aksidentet e shkaktuara nga këto vetura, Byrosë Kosovare të Sigurimit i kanë kushtuar miliona euro.

Ndërkaq, sfidë e madhe është për institucionet e vendit tash e sa vjet. Të njëjtat, nuk do të mund të lëvizin më në rrugët e Kosovës pa u detektuar nga Policia e Kosovës kjo falë tiketave ngjitëse të cilat do të aplikohen në vetura nga data 1 mars.

Hysen Durmishi, zëvendësministër i Ministrisë së Infrastrukturës, tha se kjo do të ndikojë që Policia e Kosovës të mund t’i identifikojë shumë më lehtë automjetet e paregjistruara.

“Arsyeja që po e vendosim këtë tiketë ngjitëse është të ulim numrin e automjeteve të paregjistruara në Kosovë, në mënyrë që ky numër të jetë sa më i vogël, atëherë do ta kemi shumë më lehtë që të aplikojmë për Kartonin e Gjelbër”, tha ai.

“Këto tiketa të cilat do të aplikohen nga data 1 mars, do të vendosen nga ana e vozitësit në veturë, përafërsisht në këtë pjesë të veturës”, tha ai për RTK.

Qytetarët nuk do të ngarkohen me asnjë pagesë shtesë,të gjitha shpenzimet për këtë tiketë do t’i mbulojë Byroja Kosovare e Sigurimit.