Temperaturat e larta, MSH rekomandon institucionet publike dhe private të zbatojnë masat për mbrojtjen e punëtorëve
Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, duke u bazuar në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë thirrje për zbatimin e masave mbrojtëse ndaj punëtorëve për periudhën 11 – 15 gusht 2025, për shkak të temperaturave të larta të paralajmëruara.
Sipas njoftimit, temperaturat e larta mund të kenë ndikim negativ në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta.
MSH ka ftuar të gjitha institucionet publike dhe private që të respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme.