IKShPK apelon për kujdes: Vala e të nxehtit pritet të përfshijë Kosovën këtë fundjavë

27.06.2026

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKShPK) ka bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj temperaturave të larta që pritet të mbizotërojnë gjatë fundjavës, duke paralajmëruar se vala e të nxehtit mund të ndikojë negativisht në shëndetin e qytetarëve.

IKShPK apelon për kujdes: Vala e të nxehtit pritet të përfshijë Kosovën këtë fundjavë Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit të institutit, bazuar në parashikimet e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vendi do të përfshihet nga një valë të nxehti me intensitet mesatar.

IKShPK thekson se temperaturat e larta paraqesin rrezik të veçantë për fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe të moshuarit.

Instituti u rekomandon qytetarëve që të shmangin ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës, të qëndrojnë në ambiente të freskëta, të konsumojnë sa më shumë ujë dhe të tregojnë kujdes të veçantë për grupet më të ndjeshme të popullsisë.

Në fund, IKShPK apelon që të respektohen masat mbrojtëse për të parandaluar problemet shëndetësore që mund të shkaktohen nga temperaturat e larta.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More