Temperatura në minus, parashikimi i motit për të dielën

26.02.2022

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes të -2 deri në 0 gradë celsius, teksa ato maksimale 3-5 gradë celsius. “Pas këtyre ditëve të fundit me temperatura të larta, vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj […]

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin në mes të -2 deri në 0 gradë celsius, teksa ato maksimale 3-5 gradë celsius.

“Pas këtyre ditëve të fundit me temperatura të larta, vendi ynë do të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë e parashikuar meteorologjike do të krijoj kushte për mot të vranët dhe me reshje shiu e bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftim.

https://www.facebook.com/100064856701634/posts/320449620126926/