Të mërkurën seanca e radhës ndaj ish krerëve të UÇK-së

15.05.2021

Gjykata Speciale ka njoftuar se seanca e radhës statusore ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit do të mbahet më 19 maj, duke filluar nga ora 11:00. Sipas njoftimit të gjykatës thuhet ashtu siç është njoftuar në kalendarin e tyre, konferenca e pestë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi […]

Të mërkurën seanca e radhës ndaj ish krerëve të UÇK-së Foto: Ilustrim

Gjykata Speciale ka njoftuar se seanca e radhës statusore ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit do të mbahet më 19 maj, duke filluar nga ora 11:00.

Sipas njoftimit të gjykatës thuhet ashtu siç është njoftuar në kalendarin e tyre, konferenca e pestë për ecurinë e çështjes në çështjen Thaçi dhe të tjerët do të mbahet të mërkurën, më 19 maj në orën 11:00.

“Për të përcjell seancën nga galeria për publikun ose qendra për median duhet të regjistroheni paraprakisht. Ju lutemi dërgoni një mesazh elektronik në public@scp-ks.org(link sends e-mail) në të cilin do të shënoni emrin dhe mbiemrin, statusin, datën e lindjes, shtetësinë dhe numrin e pasaportës. Afati i fundit për regjistrimin paraprak është deri të hënën, më 17 maj në ora 17:00. Seanca mund të ndiqet edhe përmes internetit, me një vonesë, dhe në këtë rast nuk nevojitet regjistrimi”, thuhet në njoftim.

Gjykata Speciale në Hagës për hetimin e krimeve të kryera gjatë luftës së Kosovës, në tetor të vitit të kaluar konfirmoi aktakuzën ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, nën dyshime për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë në 1998 dhe 1999. Të gjithë ata janë në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit të kaluar.