U rrezikua nga shpërthimi i bocës së gazit, Muharremaj ndan mirënjohje për punëtorin e Ekoregjionit

04.05.2022

Sipas fotografive shihet se gjendja e punëtorit, Genti Qamaj atë ditë ishte e rëndë. Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se Qamaj nga Greikoci në punën e tij të ndershme shpesh herë u ballafaqua duke e rrezikuar jetën e tij. Së fundmi në Sopijë ai u rrezikua nga shpërthimi i një boce […]

U rrezikua nga shpërthimi i bocës së gazit, Muharremaj ndan mirënjohje për punëtorin e Ekoregjionit Foto: Ilustrim

Sipas fotografive shihet se gjendja e punëtorit, Genti Qamaj atë ditë ishte e rëndë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka thënë se Qamaj nga Greikoci në punën e tij të ndershme shpesh herë u ballafaqua duke e rrezikuar jetën e tij. Së fundmi në Sopijë ai u rrezikua nga shpërthimi i një boce të gazit, mirëpo për fat të mirë ai shpëtoi.

Derisa e ka pritur në zyrë kryetari Muharremaj ka thënë se e respekton gjithmonë punën e tyre në pastrimin e ambientit dhe se të njëjtën e ka kërkuar edhe nga qytetarët, ngase ata kujdesen çdo ditë për ne.

I pari i komunës e ka nderuar Gentin me mirënjohje për punën dhe angazhimin e tij në secilën ditë.