Kryetarët ftojnë diasporën të investojnë në Kosovë – Konsiderohet si klimë e favorshme për bizneset

18.03.2024

Në prani të diplomatëve të ndryshëm nga misionet e ambasadave shqiptare në Bernë, u mbajt takimi “Diaspora Business Connection”.

Kryetarët ftojnë diasporën të investojnë në Kosovë – Konsiderohet si klimë e favorshme për bizneset Foto: Ilustrim

Të pranishëm gjithashtu ishin edhe tre kryetarë të komunave nga Kosova, biznesmenë e afaristë.Kryetarët pjesëmarrës, kërkuan nga biznesmenë nga diaspora që të investojnë në Kosovë, teksa e konsiderojnë Kosovën si vend me klimë të favorshme për bizneset e huaja.

Presidenti i Bordit të RrBDShZ, Fehmi Fetahi, ka prezantuar një raport rreth aktiviteteve dhe takimeve që rrjeti tashmë ka intensifikuar në funksion të bashkëpunimeve që ka pasur, jo vetëm me afaristë shqiptarë në Zvicër dhe Ballkan, por edhe me biznesmenë e afaristë Zviceranë.

“Rrjeti i Bizneseve të Diasporën Shqiptare po dëshmon se shqiptarët janë shembull integrimi dhe suksesi, jo vetëm në futboll e sport por dhe në biznes!”, ka potencuar Ferati.Në këtë tubim të afaristëve shqiptarë në Zvicër, pos biznesmenëve nga firma e kompani të ndryshme në Zvicër, mysafirë special ishin edhe ambasadorë dhe diplomatë shqiptarë nga misionet në Bernë të Zvicër, si dhe kryetarë të tri komunave të Kosovës: Alban Hyseni, kryetar i Komunës së Gjilanit, Sokol Haliti i Vitisë dhe Bali Muharremaj kryetar i Suharekës.