Muharremaj dhe Durmishi nënshkruajnë memorandum në vlerë investive prej 900 mijë euro

25.04.2024

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj dhe zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, kanë nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi.

Muharremaj dhe Durmishi nënshkruajnë memorandum në vlerë investive prej 900 mijë euro Foto: Ilustrim

Akti i nënshkrimit është bërë i ditur nga zv.ministri Durmishi i cili ndër tjerash ka njoftuar se me anë të këtij memorandumi do të financohet projekti: Ndërtimi i rrugës “Guri i Matozit – Gradancë”.