Mërgimtari nga Suhareka vdes pas një aksidenti tragjik në Itali

23.04.2024

Haris Shala është 25-vjeçari shqiptar që humbi jetën një ditë më parë në një aksident tragjik në Itali.

Mërgimtari nga Suhareka vdes pas një aksidenti tragjik në Itali Foto: Ilustrim

SuharekaOnline të hënën ka raportuar se një 25 vjeçar shqiptar kishte humbur jetën pasi kamioni i drejtuar prej tij u përplas me shpejtësi të madhe me një kamion të ndaluar në autostradën A22.

I riu shqiptar, babai i një vajze të vogël, humbi jetën pasi kamioni i drejtuar prej tij u përplas me shpejtësi të madhe me një kamion të ndaluar në autostradën A22, në zonën midis komunës Veroneze të Nogarole Rocca dhe Mantovës në veri.

25-vjeçari shqiptar ishte me banim në Piza dhe vdiq brenda kabinës së kamionit, e cila u shtyp nga përplasja.