I vetmi në Ballkanin Perëndimor, ISEFERI sjellë ekskluzivitetin e produkteve amerikane

21.09.2023

Me një traditë dhe kualitet ndër gjenerata, që nga viti 1974, ISEFERI ka prodhuar kubëza me cilësi të lartë për projekte rezidenciale dhe tregtare. ISEFERI është një nga kompanitë prestigjioze dhe më të vjetra të prodhimit dhe furnizimit të produkteve të betonit të peisazhit të fortë me cilësi të lartë në Kosovë, e sidomos i […]

I vetmi në Ballkanin Perëndimor, ISEFERI sjellë ekskluzivitetin e produkteve amerikane Foto: Ilustrim

Me një traditë dhe kualitet ndër gjenerata, që nga viti 1974, ISEFERI ka prodhuar kubëza me cilësi të lartë për projekte rezidenciale dhe tregtare.

ISEFERI është një nga kompanitë prestigjioze dhe më të vjetra të prodhimit dhe furnizimit të produkteve të betonit të peisazhit të fortë me cilësi të lartë në Kosovë, e sidomos i specializuar në prodhimin e kubëzave.

Gjatë pesë dekadave të fundit nga të qenit një pionier në industri për t’u bërë lider në treg, ISEFERI ka evoluar vazhdimisht për të përmbushur kërkesën në rritje për produkte cilësore. Përderisa industria e ndërtimit është bërë gjithnjë e më e avancuar si në aspektin krijues ashtu edhe në atë prodhues, po ashtu është bërë edhe ISEFERI, i cili ka rritur ekspertizën dhe sofistikimin e tij për t’u bërë ndër ofruesit kryesor të produkteve të betonit si në sasi ashtu edhe në cilësi.

Së fundmi nga kjo ndërmarrje kanë njoftuar se janë pajisur me të drejtën ekskluzive për prodhimin dhe shitjen e produkteve 𝗮𝗺𝗲𝗿𝗶𝗸𝗮𝗻𝗲 𝗔𝗹𝗹𝗮𝗻 𝗕𝗹𝗼𝗰𝗸 për Ballkanin Perëndimor. Tutje nga ISEFERI bëjnë të ditur se së shpejti fillojnë prodhimin dhe shitjen e dhjetë produkteve të reja për tregun vendor dhe atë ballkanik.

Për dallim nga produktet tjera që gjenden në treg, produktet amerikane Allan Block kanë gjetur zbatim dhe kanë treguar rezultate të mahnitshme në evitimin e shembjeve në autostrada (deri në 11 metra lartësi), në ndërtimin e digave, urave si dhe për përdorim estetik shtëpiak.

Në testimet seizmike(mbi 7.2 shkallë rihter) produktet Allan Block kanë dëshmuar qëndrueshmëri dhe siguri në rolin mbrojtës.

* 𝒑𝒆̈𝒓𝒇𝒂𝒒𝒆̈𝒔𝒖𝒆𝒔 𝒊 𝒗𝒆𝒕𝒆̈𝒎 𝒅𝒉𝒆 𝒊 𝒂𝒖𝒕𝒐𝒓𝒊𝒛𝒖𝒂𝒓 𝒑𝒆̈𝒓 𝒑𝒓𝒐𝒅𝒉𝒊𝒎𝒊𝒏 𝒅𝒉𝒆 𝒔𝒉𝒊𝒕𝒋𝒆𝒏 𝒆 𝒑𝒓𝒐𝒅𝒖𝒌𝒕𝒆𝒗𝒆 𝑨𝒍𝒍𝒂𝒏 𝑩𝒍𝒐𝒄𝒌 𝒑𝒆̈𝒓 𝒔𝒉𝒕𝒆𝒕𝒆𝒕 𝒆 𝑩𝒂𝒍𝒍𝒌𝒂𝒏𝒊𝒕 𝑷𝒆𝒓𝒆̈𝒏𝒅𝒊𝒎𝒐𝒓

𝗜𝗦𝗘𝗙𝗘𝗥𝗜 𝗟.𝗟.𝗖. 𝗭𝗼𝗻𝗮 𝗜𝗻𝗱𝘂𝘀𝘁𝗿𝗶𝗮𝗹𝗲 – 𝗦𝗵𝗶𝗿𝗼𝗸𝗲̈, 𝗦𝘂𝗵𝗮𝗿𝗲𝗸𝗲̈

𝟬𝟰𝟰 𝟮𝟮𝟮 𝟴𝟬𝟴 𝘄𝘄𝘄.𝗶𝘀𝗲𝗳𝗲𝗿𝗶.𝗰𝗼𝗺