Anketa e DEMOS, 99% e qytetarëve të Suharekës të kënaqur me shërbimet shëndetësore…

15.03.2024

Anketa e Kënaqshmërisë së Qytetarëve 2023 shpërfaq pikëpamjet dhe perceptimet e qytetarëve mbi qeverisjen lokale, performancën, shërbimet komunale si dhe hulumton prioritetet dhe shqetësimet kryesore të qytetarëve në komuna.

Anketa e DEMOS, 99% e qytetarëve të Suharekës të kënaqur me shërbimet shëndetësore… Foto: Ilustrim

Anketa është realizuar gjatë muajve tetor dhe nëntor 2023, nëpërmjet intervistave ballë për ballë me 6,700 respodentë të të gjitha përkatësive etnike në 38 komuna të Kosovës me 1% marzhë gabimi.

Në krahasim me vitin 2021 është vërejtur një rritje me kënaqshmërinë mesatare me qeverisjen lokale duke marrë për bazë përqindjen e kënaqshmërisë me kryetarin, kuvendet komunale, administratën komunale dhe shërbimet komunale.

Sipas anketës qytetarët e anketuar nga Komuna e Suharekës janë përgjigjur si vijon:
84% të kënaqur me menaxhimin e buxhetit komunal
91% të kënaqur me cilësinë e punimeve
89% të kënaqur me kohëzgjatjen e punimeve
94% të kënaqur me mbrojtjen e mjedisit
94% të kënaqur me barazi gjinore
93% të kënaqur me ofrimin e mundësisë për udhëheqjen për të moshuarit
92% të kënaqur me ofrimin e mundësisë për udhëheqejn për persona me aftësi të kufizuara
99% të kënaqur me shërbimet shëndetësore

Nga 1 deri në 4, në mbrojtjen e mjedisit Komuna e Suharekës nga të anketuarit vlerësohet me notën 3.90.