Fuqizimi i gruas në pronë, Suhareka liron gratë nga taksa për legalizim të ndërtimeve

28.03.2024

Kuvendi Komunal në Suharekë ka mbajtur sot seancën e tretë të rregullt me gjithësej shtatë pika të rendit të ditës.

Fuqizimi i gruas në pronë, Suhareka liron gratë nga taksa për legalizim të ndërtimeve Foto: Ilustrim

Pika e pestë e rendit të ditës ka qenë shqyrtimi i projekt-vendimit për lirimin nga taksa për legalizim të ndërtimeve pa leje për grat dhe ndërtimet në bashkëpronësi të burrit dhe gruas.

Kjo pikë e rendit të ditës ka ardhur si kërkesë e grupit të grave, e cila ka për qëllim fuqizimin e gruas në pronë.

Pas diskutimeve në mes të grupeve parlamentare kjo pikë është mirtatuar me vota unanime, 27 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim.