QKMF-së në Suharekë i shtohet edhe një Autoambulancë

25.08.2022

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj ka njoftuar se në QKMF në Suharekë sot është shtuar edhe një Autoambulancë. Muharremaj përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se për shërbim sa më të mirë për qytetarët është shtuar edhe një Autoambulancë e re në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë. Me qëllim […]

QKMF-së në Suharekë i shtohet edhe një Autoambulancë Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj ka njoftuar se në QKMF në Suharekë sot është shtuar edhe një Autoambulancë.

Muharremaj përmes një njoftimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se për shërbim sa më të mirë për qytetarët është shtuar edhe një Autoambulancë e re në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Suharekë.

Me qëllim ngritjen e cilësisë të shërbimeve urgjente shëndetësore dhe ofrimin sa më të shpejtë dhe profesional të ndihmës në intervenimet e shpejta QKMF “Rexhep Kuçi” Suharekë, sot realizoi projektin e radhës-Furnizim me një Autoambulancë për nevojat e Urgjencës.