Pensionimi i nënkryetarës së Suharekës, Muharremaj nuk ka emër konkret për zëvendësimin e saj

28.12.2022

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ditës së mërkurë ka mbajtur konferencë për media ku ka raportuar për punën dhe zhvillimet e vitit 2022. Muharremaj, ndër tjerash në konferencën e mbajtur për media ka njoftuar se nuk do të ketë ndryshime të stafit sa u përketë drejtorive të Komunës së Suharekës. Ndërsa, SuharekaOnline […]

Pensionimi i nënkryetarës së Suharekës, Muharremaj nuk ka emër konkret për zëvendësimin e saj Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj gjatë ditës së mërkurë ka mbajtur konferencë për media ku ka raportuar për punën dhe zhvillimet e vitit 2022.

Muharremaj, ndër tjerash në konferencën e mbajtur për media ka njoftuar se nuk do të ketë ndryshime të stafit sa u përketë drejtorive të Komunës së Suharekës.

Ndërsa, SuharekaOnline mëson se në prill të vitit 2023, nënkryetarja aktuale e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka do të pensionohet.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj është pyetur se a ka ndonjë emër konkret, që pritet ta zëvëndësoj nënkryetaren, dhe të emërohet nënkryetar/e e Komunës së Suharekës, mirëpo Muharremaj tha se në politikë nuk duhet të ketë pensionime puna duhet të vazhdohet, përgjigjje kjo e cila lë të kuptohet se Suka mund të vazhdojë punën e saj edhe pas pensionimit.

Në përgjigjjen e pyetjes se a do të vazhdojë nënkryetarja aktuale punën edhe pas pensionimit, Muharremaj ka thënë se as nuk mund ta pohoj e as nuk mund ta mohoj një gjë të tillë.