Muharremaj: Siguria e qytetarëve është prioritet i yni dhe për këtë do të angazhohemi shumë

15.04.2022

Në takimin e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, që u mbajt sot, u diskutua për disa pika të rendit të ditës. Në këtë takim u diskutua për miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, analizimi i vjedhjeve në territorin e Komunës së Suharekës, Vetëdijësimi i nxënësve për rrezikun nga minat dhe mjeteve […]

Muharremaj: Siguria e qytetarëve është prioritet i yni dhe për këtë do të angazhohemi shumë Foto: Ilustrim

Në takimin e rregullt të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, që u mbajt sot, u diskutua për disa pika të rendit të ditës.

Në këtë takim u diskutua për miratimin e procesverbalit nga mbledhja e kaluar, analizimi i vjedhjeve në territorin e Komunës së Suharekës, Vetëdijësimi i nxënësve për rrezikun nga minat dhe mjeteve të tjera të pa shpërthyera nga lufta, informata dhe diskutim për tejkalimin e gjendjes gjatë sezonit dimëror dhe identifikimi dhe lirimi i hapësirave publike konkretisht trotuareve.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili është kryesues i KKSB-së, ka thënë se siguria e qytetarëve është prioritet i yni dhe për këtë do të angazhohemi shumë.

Diskutime dhe rekomandime në kuadër të sigurisë ka pasur edhe nga të pranishmit e tjerë të takimit.