U raportua për disa deponi ilegale të mbeturinave, Komuna e Suharekës bën rregullimin e tyre

28.03.2024

Ditë më parë qytetarët e Komunës së Suharekës kishin dërguar në “Ndreqe.com” gjashtë ankesa për deponi ilegale të mbeturinave.

U raportua për disa deponi ilegale të mbeturinave, Komuna e Suharekës bën rregullimin e tyre Foto: Ilustrim

Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook të faqes “Ndreqe.com”, Komuna e Suharekës ka intervenuar duke i larguar mbeturinat nga ato zona.

“Gjashtë ankesa për deponi ilegale të mbeturinave të raportuara nga qytetarët janë rregulluar nga @Komuna Suharekës”, thuhet në postim.

Ndërkaq, për çdo parregullsi apo problem në komunën tuaj raportoni në platformën “Ndreqe.com”, në mënyrë që zgjidhja të jetë më e shpejtë.