Fjala e fundit e teknologjisë zbarkon në Fabrikën e Mobileve “TE NASERI”

18.09.2023

Fokusi në rritjen e cilësisë së produkteve, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe të jenë sinonim i liderit në treg, ka qenë, është dhe mbetet qëllim i Fabrikës së Mobileve “TE NASERI”.Për mbi tri dekada kjo ndërmarrje ka krijuar mobile prej druri të vërtetë për familjet në të gjithë Kosovën dhe jo vetëm. Nga pronarët tek […]

Fjala e fundit e teknologjisë zbarkon në Fabrikën e Mobileve “TE NASERI” Foto: Ilustrim

Fokusi në rritjen e cilësisë së produkteve, rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe të jenë sinonim i liderit në treg, ka qenë, është dhe mbetet qëllim i Fabrikës së Mobileve “TE NASERI”.

Për mbi tri dekada kjo ndërmarrje ka krijuar mobile prej druri të vërtetë për familjet në të gjithë Kosovën dhe jo vetëm. Nga pronarët tek punonjësit e kësaj ndërmarrje, fjala familje është në qendër të biznesit.

Gërshetimi i shumë tipareve profesionale të inxhinierëve të Fabrikës së Mobileve “TE NASERI” ka bërë që të krenohen me cilësinë dhe mjeshtërinë e mobileve të prodhuara që do të zgjasin për breza.

Së fundmi kjo ndërmarrje ka sjellur teknologjinë më moderne në rajon duke mundësuar kështu edhe rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe hapjen e shumë vendeve të reja të punës.

Ky investim shërben si garanci jo vetëm për përmbushjen e standarteve vendore por edhe atyre europiane.

Fabrika e Mobileve “TE NASERI” është e përkushtuar për të qenë çdoherë në hap me inovacionet e reja teknologjike dhe është përkrahës i mënyrave më cilësore të prodhimit.

Menaxheri i Fabrikës së Mobileve “TE NASERI”, Driton Gashi, bën të ditur se prioritet i tyre është përdorimi i materialit të cilësisë së lartë duke prodhuar produkte të klasit të parë për të qenë sa më afër klientit dhe kërkesave të tyre.