Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Komunën e Suharekës

02.07.2021

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën e Suharekës. Haziri është pritur nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj. Gjatë takimit me kryetarin Muharremaj, kryetari Haziri, pasi e ka falënderuar për pritjen e ngrohtë, e ka garantuar atë për vazhdimin bashkëpunimit në të dy komunave. Për vizitën […]

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri viziton Komunën e Suharekës Foto: Ilustrim

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri gjatë ditës së sotme ka vizituar Komunën e Suharekës.

Haziri është pritur nga kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj.

Gjatë takimit me kryetarin Muharremaj, kryetari Haziri, pasi e ka falënderuar për pritjen e ngrohtë, e ka garantuar atë për vazhdimin bashkëpunimit në të dy komunave.

Për vizitën e kreut të Gjilanit, Lutfi Haziri në Komunën e Suharekës, e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Muharremaj ka thënë se bashkëpunimi mes komunave ka qenë gjithmonë i një rëndësie të veçantë.