Muharremaj: Në garë për ta fituar Suharekën pa balotazh

02.09.2021

Kanë mbetur më pak se dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovës, 17 tetor. Partitë politike veçse kanë filluar përgatitjet për të dalë sa më mirë në këto zgjedhje. Në Komunën e Suharekës tashmë dihen emrat e kandidatëve për kryetar të Komunës. Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) […]

Muharremaj: Në garë për ta fituar Suharekën pa balotazh Foto: Ilustrim

Kanë mbetur më pak se dy muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovës, 17 tetor.

Partitë politike veçse kanë filluar përgatitjet për të dalë sa më mirë në këto zgjedhje.

Në Komunën e Suharekës tashmë dihen emrat e kandidatëve për kryetar të Komunës.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka zyrtarizuar kandidatin e saj për kryetar të Suharekës për zgjedhjet e 17 tetorit, i cili është edhe kryetari aktual i komunës sonë, Bali Muharremaj.

Muharremaj ka thënë se synon që të fitojë Suharekën pa balotazh, edhe përkundër asaj që Lëvizja Vetëvendosje në Suharekë kishte dalë e para në zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit.

Po ashtu kryetari Muharremaj ka thënë se jo që e ka vendosur vetë ai për të fituar në këto zgjedhje, por ai beson se kësaj here do të vendos sovrani dhe qytetarët e komunës së Suharekës pa dallim partie politike.

“Zgjedhet komunale dallojnë prej zgjedhjeve nacionale, unë besoj që çdo herë në Suharekë ka pas ndryshim shumë të mëdha në zgjedhjet komunale, dhe nacionale.

Le të fitoj më i miri, këtë trend e vendosin qytetarët, këtë herë besoj që do të fitojë pa balotazh, jo që kam vendos unë, por besoj këtë herë do të vendos sovrani dhe qytetarët e komunës së Suharekës pa dallim partie politike”, tha Muharremaj në Prime Time, në Kanal10.