Muharremaj apel MPB-së të mundësojë kushte për punë te Qendra për paisjen e dokumenteve në Suharekë
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka vizituar Qendrën për pajisjen e dokumenteve dhe regjistrimin e automjeteve në Suharekë. Muharremaj ka apeluar te Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) që të mundësoj kushte për punë tek Qendra për paisjen e dokumenteve dhe regjistrimin e automjeteve në Suharekë. Ai ka thënë se qytetarët janë ankuar […]
Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka vizituar Qendrën për pajisjen e dokumenteve dhe regjistrimin e automjeteve në Suharekë.
Muharremaj ka apeluar te Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) që të mundësoj kushte për punë tek Qendra për paisjen e dokumenteve dhe regjistrimin e automjeteve në Suharekë.
Ai ka thënë se qytetarët janë ankuar e sidomos mërgimtarët, për kushte jo të mira, duke filluar nga temperaturat e larta brenda objektit, të cilin e ka të dëmtuar sistemin e klimatizimit.
Kryetari i Suharekës ka shtuar se të gjitha institucionet duhet të kenë shërbime sa më të avansuara.