Bali Muharremaj: AAK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve lokale të tetorit

14.07.2021

Kanë mbetur edhe 4 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, 17 tetor. Partitë politike kanë filluar me zyrtarizimet e kandidatëve për kryetarë të komunave si dhe përgatitjet e tjera për këto zgjedhje. Për të parin e Suharekës disa parti politike i kanë zyrtarizuar emrat e kandidatëve. Aleanca për Ardhmërinë […]

Bali Muharremaj: AAK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve lokale të tetorit Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe 4 muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë, 17 tetor.

Partitë politike kanë filluar me zyrtarizimet e kandidatëve për kryetarë të komunave si dhe përgatitjet e tjera për këto zgjedhje.

Për të parin e Suharekës disa parti politike i kanë zyrtarizuar emrat e kandidatëve.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për të parin e Suharekës për zgjedhjet e 17 tetorit e ka zyrtarizuar kryetarin aktual të Suharekës njëherit edhe kryetar i degës, Bali Muharremaj.

Muharremaj është shprehur i bindur se puna e deritanishme që ka bërë në udhëheqjen e Komunës së Suharekës do ta shpërblejë atë edhe me një mandat qeverisje.

Ai ka theksuar se po vazhdon të punojë njëjtë siç ka bërë në gjithë mandatin për t’ia lënë qytetarëve në dorë punën e zgjedhjes së kryetarit të ri në këtë komunë.

Kryetari i Suharekës në Sytë 7 në KlanKosova ka shtuar se e ka obligim të punoj për të ecur përpara, prandaj këtë e vendos puna dhe qytetarët.

“E kam obligim të punoj për të ecur përpara, prandaj këtë e vendos puna dhe qytetarët. Por, këtë herë nuk kam me e pasë të vështirë. E kam pasë të vështirë në vitin 2017 kur njerëzit nuk më kanë njohur. Nuk ka me qenë sfiduese, por jam i vetëdijshëm se të gjitha partitë hyjnë në garë për të fituar. Dhe besoj se më 17 tetor do të dal fitues”.

Ai është shprehur i bindur se AAK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve lokale të tetorit, pasi që sipas tij edhe kryetarët e tjerë nga kjo parti politike u dëshmuan gjatë mandatit të kaluar.

“AAK del fituese këtë herë në bazë të numrit të komunave. Besoj që komunat që ka Aleanca që i udhëheq, për fat të mirë, të gjitha kanë udhëhequr mirë dhe janë punëtorë.

Por, ka ndryshime në çdo komunë dhe besoj se do ta shtojmë numrin e komunave dhe do të jemi të parë më 17 tetor. Kjo ka me qenë realitet. Unë do të jem pjesë e fitores dhe AAK do të ketë numrin më të shumtë të komunave”.