“Me qytetarët”, Muharremaj tregon kuptimin e sloganit për zgjedhjet e 17 tetorit

08.09.2021

Kanë mbetur edhe rreth një muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale. Partitë politike tashmë kanë nisur me përgatitjen për zgjedhjet e 17 tetorit, ku sot janë bërë të ditur edhe numrat e këtyre subjekteve politike për këto zgjedhje. Po ashtu, partitë politike me kandidatët e saj për kryetar kanë filluar të […]

“Me qytetarët”, Muharremaj tregon kuptimin e sloganit për zgjedhjet e 17 tetorit Foto: Ilustrim

Kanë mbetur edhe rreth një muaj që nga data kur do të mbahen zgjedhjet lokale.

Partitë politike tashmë kanë nisur me përgatitjen për zgjedhjet e 17 tetorit, ku sot janë bërë të ditur edhe numrat e këtyre subjekteve politike për këto zgjedhje.

Po ashtu, partitë politike me kandidatët e saj për kryetar kanë filluar të bëjnë edhe sloganet e tyre për zgjedhjet lokale, ku kandidati për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj ka bërë të ditur se slogani i tyre për këto zgjedhje është “Me qytetarët”.

Ndërsa, sot Muharremaj ka bërë të ditur edhe kuptimin e këtij slogani.

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj ka theksuar se me qytetarët nënkutpn me u taku çdo ditë e çdo orë me ta.

“Me qytetarët nënkupton me u taku çdo ditë me ta, çdo orë dhe pa pushim brenda mandatit për 4 vite”, ka theksuar Muharremaj.