Sot bëhet e ditur mënyra se si të bëhet donacioni për Fondin e Sigurisë

02.03.2022

“Nesër do të bëjmë publike të gjitha informacionet, lidhur me llogarinë dhe detajet tjera, se si mund të jepni donacionet tuaja”, tha dje ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pasi u publikua vendimi për themelimin e Fondit të Sigurisë. Lajmin për themelimin e Fondit të Sigurisë e ka dhënë dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Kryeministri […]

Sot bëhet e ditur mënyra se si të bëhet donacioni për Fondin e Sigurisë Foto: Ilustrim

“Nesër do të bëjmë publike të gjitha informacionet, lidhur me llogarinë dhe detajet tjera, se si mund të jepni donacionet tuaja”, tha dje ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pasi u publikua vendimi për themelimin e Fondit të Sigurisë.

Lajmin për themelimin e Fondit të Sigurisë e ka dhënë dje kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Kryeministri Kurti ka theksuar se një gjë të tillë po e bënë në përputhje me nevojat e Forcave të Sigurisë së Kosovës, situatës aktuale dhe pas konsultimeve me partnerët ndërkombëtarë.

“Ftohen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët tanë në diasporë por edhe donatorë të tjerë të kontribuojnë për sigurinë shtetërore”, shkroi Kurti pasi bëri njoftimin.