Sindikata e Infermierëve nuk i përkrahë protestat e paralajmëruara nga FSSHK-ja

23.11.2021

Këtë vendim e mbështesin në faktin që konsiderojnë që koeficienti për infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në kujdesin primar dhe sekondar 2.20 dhe për ata në kujdesin terciar 2.25 nuk është vlerësim meritor i komuniteteve të tyre dhe profesionit në përgjithësi. Andaj inkurajojnë anëtarët e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës në të gjithë vendin […]

Sindikata e Infermierëve nuk i përkrahë protestat e paralajmëruara nga FSSHK-ja Foto: Ilustrim

Këtë vendim e mbështesin në faktin që konsiderojnë që koeficienti për infermierët, mamitë dhe profesionistët tjerë shëndetësor në kujdesin primar dhe sekondar 2.20 dhe për ata në kujdesin terciar 2.25 nuk është vlerësim meritor i komuniteteve të tyre dhe profesionit në përgjithësi.

Andaj inkurajojnë anëtarët e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës në të gjithë vendin që mos t’u bashkangjiten protestave apo grevave qëllimi i të cilave është presioni që Ligji i Pagave të buxhetohet, të procedohet përfundimisht në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe nga ky ligj të përfitojnë vetëm disa kategori, ndërsa komunitetet infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor nuk do kenë asnjë dobi me koeficientët aktual.

Infermierë, mamitë dhe profesionistë tjerë shëndetësor të cilët ende nuk janë anëtar të Sindikatës së Infermierëve të Kosovës shpresojnë që do të bëjnë zgjedhjen e duhur në interesin e tyre, ndërsa poashtu bashkangjitja në protesta dhe greva apo jo është vendim personal i tyre.

Kërkesa e Sindikatës së Infermierëve të Kosovës është koeficienti 3.2 për të gjitha nivelet e sistemit shëndetësor.

Çdo koeficient tjetër jashtë kësaj kërkese për Sindikatën e Infermierëve të Kosovës është i papranueshëm.

Sindiakta e Infermierëve të Kosovës është e hapur që të dialogoj me të gjitha institucionet dhe palët e interesi, ndërsa në asnjë mënyrë nuk do të pranojnë kompromise që idëmtojnë komunitet e tyre, siç është tendenca që koeficientë e tyre të rregullohen me amandamentim.

Sindikata e Infermierëve të Kosovës kërkon që koeficienti 3.2 për komunitetet infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor të figuroj si i tillë në Ligj të Pagave.

Injorimi i kërkesës së komuniteteve infermier, mami dhe profesionist tjerë shëndetësor për një mirëqenie më të mirë, do ketë për apsojë shfrytëzimin e të gjitha të drejtave kushtetuese, masave hde veprimeve sindikale duke mos kursyer asnjë nga ato.