Qeveria miraton projektligjin për Maturën Shtetërore, synohet rritja e cilësisë dhe transparencës në arsim

03.04.2026

Qeveria e Republika e Kosovës ka miratuar projektligjin për Provimin e Maturës Shtetërore në mbledhjen e saj të tetë, duke synuar përmirësimin e cilësisë dhe besueshmërisë së sistemit arsimor në vend.

Qeveria miraton projektligjin për Maturën Shtetërore, synohet rritja e cilësisë dhe transparencës në arsim Foto: Ilustrim

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se ky projektligj vendos standarde të reja të meritokracisë dhe seriozitetit në arsim, duke e forcuar rolin e Provimit të Maturës si një mekanizëm të drejtë dhe të besueshëm për vlerësimin e nxënësve.

Sipas tij, reforma garanton një sistem më të drejtë dhe më konkurrues, duke i dhënë vlerë reale punës dhe përgatitjes së tyre.

Projektligji parasheh rregulla të qarta për organizimin dhe administrimin e provimit, mbrojtjen e të drejtave të kandidatëve, si dhe rritjen e përgjegjësisë institucionale.

Ai synon të krijojë një sistem vlerësimi që reflekton në mënyrë të saktë njohuritë e nxënësve, duke shmangur rastësinë dhe improvizimet.

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, theksoi se projektligji përcakton qartë statusin e Provimit të Maturës në sistemin arsimor, përmbajtjen dhe kushtet e mbajtjes së tij, si dhe strukturat përgjegjëse për organizimin dhe administrimin e këtij procesi.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More