Qeveria “blindon” tregun e naftës

09.03.2026

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se është duke realizuar një mbikëqyrje intensive në tregun e derivateve të naftës.

Qeveria “blindon” tregun e naftës Foto: Ilustrim

Ky aksion vjen pas vendimit të datës 4 mars 2026 për rregullimin e përkohshëm të çmimeve, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit dhe parandalimin e çrregullimeve në treg.​Sipas të dhënave zyrtare nga Dogana e Kosovës, çmimi mesatar i importit për datën 7 mars 2026 ka qenë 1.40 euro për litër për naftën (dizel) dhe 1.14 euro për litër për benzinën.

Ndërkohë, monitorimi në terren ka treguar se çmimet në pikat e shitjes me pakicë lëvizin nga 1.39 deri në 1.55 euro për naftën dhe nga 1.27 deri në 1.32 euro për benzinën.​Për të evituar abuzimet, Ministria ka vendosur marzhën maksimale të lejuar të fitimit.

Për shitësit me shumicë, marzha tregtare nuk mund të jetë më e lartë se dy (2) eurocentë për litër, ndërsa për pikat e shitjes me pakicë, kjo marzhë është kufizuar në dymbëdhjetë (12) eurocentë për litër të produktit të shitur.​Inspektorati ka bërë të ditur se monitorimi po kryhet në bashkëpunim të ngushtë me Administratën Tatimore, Doganën dhe Autoritetin e Konkurrencës.

Përveç çmimeve, ekipet në terren po inspektojnë edhe rregullsinë e pajisjeve matëse për t’u siguruar që konsumatorët po marrin sasinë e saktë për të cilën paguajnë.​Në fund të njoftimit, IQMT paralajmëron të gjithë operatorët ekonomikë se në çdo rast ku identifikohen parregullsi apo mosrespektim të marzhës së caktuar, do të ndërmerren masa rigoroze ndëshkuese sipas legjislacionit në fuqi.

Autoritetet sigurojnë qytetarët se do të vazhdojnë t’i mbajnë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm në tregun e karburanteve.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More