Transportuesit e udhëtarëve me kërkesa për Qeverinë pas rritjes së çmimeve të naftës

11.06.2022

Tash e një kohë ky sektor është ballafaquar me vështirësi të shumta duke filluar nga pandemia Covid-19, për të vazhduar pastaj me problemet tjera përcjellëse nga mos përkrahja dhe mungesa e subvencioneve e deri më tani tek problemet e ngritjes drastike të çmimeve të derivateve të naftës në Kosovë. Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve […]

Transportuesit e udhëtarëve me kërkesa për Qeverinë pas rritjes së çmimeve të naftës Foto: Ilustrim

Tash e një kohë ky sektor është ballafaquar me vështirësi të shumta duke filluar nga pandemia Covid-19, për të vazhduar pastaj me problemet tjera përcjellëse nga mos përkrahja dhe mungesa e subvencioneve e deri më tani tek problemet e ngritjes drastike të çmimeve të derivateve të naftës në Kosovë.

Shoqata e Transportit Rrugor të Udhëtarëve ka kërkuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës që për një periudhë të caktuar kohore të hiqet akciza për furnizimin me derivatet e naftës për sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve me autobusë.

Por, nëse një gjë e tillë nuk është e mundur, ata kanë kërkuar lirimin nga TVSH të furnizimit me derivatet e naftës, deri në normalizimin e situatës së krijuar.

Në komunikatë thuhet se miratimi i këtyre kërkesave do t’i ndihmonte kompanitë që janë në prag të falimentimit dhe njëkohësisht do të mbronte interesin publik të qytetarëve si masë parandaluese për rritjen e çmimit të biletave.