Shoqata e Transportit nuk e zbaton çmimoren e re, Ministria nuk zmbrapset: Ata që nuk e zbatojnë do të gjobiten
Zgjidh gjuhën Albanian Shoqata e Transportit nuk e zbaton çmimoren e re, Ministria nuk zmbrapset: Ata që nuk e zbatojnë do të gjobiten Këtë për Klankosova.tv e tha Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, i cili shtoi se ky vendim edhe më shumë e rëndon gjendjen e transportueseve sidomos pas rritjes drastike të çmimit […]
Zgjidh gjuhën Albanian
Shoqata e Transportit nuk e zbaton çmimoren e re, Ministria nuk zmbrapset: Ata që nuk e zbatojnë do të gjobiten
Këtë për Klankosova.tv e tha Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj, i cili shtoi se ky vendim edhe më shumë e rëndon gjendjen e transportueseve sidomos pas rritjes drastike të çmimit të naftës.
“Si shoqatë e kundërshtojmë fuqishëm ketë vendim, si dhe si i tillë ai nuk do të gjej zbatim nga Operatoret Ekonomik. Ky vendim është plotësisht në kundërshtim me ligjin e transportit, por edhe shumë ligjeve tjera” tha Kurtishaj.
Kurtishaj, mes tjerash thotë se vendimi në fjalë do të implementohet vetëm nëse ministria nxjerr udhëzim për subvencionim.
Klankosova.tv ka kontaktuar me zëvendësministrin e Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Hysen Durmishi, i cili tha se vendimi mbetet i pandryshuar dhe ata që nuk e zbatojnë këtë vendim do të gjobiten.
“Kjo çmimore hyn në fuqi menjëherë dhe mbetët e tillë deri në normalizimin e çmimeve të derivateve të natës. Nuk ka ndryshim të këtij vendimi, inspektorët do të dalin në terren dhe në rast se kjo çmimore nuk është respektuar për kategoritë e specifikuara atëherë do të ketë gjoba dhe do të ndëshkohen kompanitë që nuk e përfillin këtë vendim”, tha Durmishi për Klankosova.tv.
Durmishi madje për këtë vendim thirret edhe në ligj.
“Ky vendim është i bazuar në nenin 22 paragrafi 3 i ligjit për transportin dhe se ky vendim është obligativ për të gjitha kompanitë e linjave ndërurbane”, tha ai.