Shkatërrimi i pyjeve dukuri shqetësuese, rreth 2 mijë metra kub dru u konfiskuan në vitin 2021

08.02.2022

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), ku edhe u bë e ditur se janë 2 mijë e 251 fletëparaqitje kundërvajtëse si dhe 460 fletëparaqitje penale. Në po të njëjtën periudhë të vitit, nga Njësitë Komunale te Pylltarisë dhe Inspektorati Qendror i Pylltarisë, për shkak […]

Shkatërrimi i pyjeve dukuri shqetësuese, rreth 2 mijë metra kub dru u konfiskuan në vitin 2021 Foto: Ilustrim

Një gjë e tillë është bërë e ditur nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), ku edhe u bë e ditur se janë 2 mijë e 251 fletëparaqitje kundërvajtëse si dhe 460 fletëparaqitje penale.

Në po të njëjtën periudhë të vitit, nga Njësitë Komunale te Pylltarisë dhe Inspektorati Qendror i Pylltarisë, për shkak të veprimeve ilegale dhe mungesës së dokumentacionit, janë konfiskuar gjithsej 1874 metra kub dru.

Duke pasur parasysh se dëmtimi i pyjeve vazhdon të jetë shqetësues, nga MBPZH për RTV21 kanë theksuar se Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të themelohet Task Forca për Mbrojtjen dhe Shfrytëzimin e Ligjshëm të Pyjeve, e cila udhëhiqet nga Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ku bëjnë pjesë edhe përfaqësuesit e disa institucioneve tjera.

Me qëllim të parandalimit dhe zvogëlimit të prerjeve ilegale në pyje, kjo Task Force ndërinstitucionale muajin e kaluar ka aprovuar Planin e Veprimit, ku janë paraparë veprime konkrete për secilin institucion.

Kujtojmë që, Kosova ka mbi 400 mijë hektarë pyje.