Shi dhe borë, këto janë temperaturat për sot

06.03.2022

Kjo situatë do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shiut dhe borës. Vlerat minimale të temperaturave do të jenë ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës do jenë mes 2-3 gradë Celsius. Ndërsa në zonat malore, temperaturat minimale do të jenë 2-3 gradë […]

Shi dhe borë, këto janë temperaturat për sot Foto: Ilustrim

Kjo situatë do të kushtëzojë mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shiut dhe borës.

Vlerat minimale të temperaturave do të jenë ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale gjatë ditës do jenë mes 2-3 gradë Celsius.

Ndërsa në zonat malore, temperaturat minimale do të jenë 2-3 gradë më të ulëta ku edhe do të ketë reshje të dëndura të borës.

“Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ulët atmosferik. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të kushtëzoj mot kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shiut dhe borës. Në viset e larta, pos reshjeve të dendura të borës edhe temperaturat minimale do të jenë për 2-3 gradë më të ulëta ,se sa në vise të ulëta dhe mesatare. Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndi.it me shpejtësi 1-7m/s”, njofton IHK.