LVV
PDK
LDK
AAK

Serbia refuzon dialogun për të zhdukurit, takimi në Bruksel dështon

para 28 dite

Takimi i parë i Komisionit të Përbashkët Kosovë-Serbi për personat e zhdukur, i planifikuar të mbahet sot në Bruksel, nuk u realizua për shkak të refuzimit të palës serbe për të marrë pjesë.

Serbia refuzon dialogun për të zhdukurit, takimi në Bruksel dështon

Këtë e bëri të ditur kryetari i Komisionit qeveritar të Kosovës për personat e zhdukur, Andin Hoti, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

Sipas Hotit, kryenegociatori i Serbisë ishte i pranishëm në Bruksel, por qëllimi i vizitës së tij mbetet i paqartë. “Nuk e kam të qartë çfarë ka kërkuar aty, pasi që takimi ka qenë i paraparë vetëm për çështjen e Personave të Zhdukur, dhe formati ka qëndruar në nivelin e zëvendësuesve të komisioneve”, shkruan Hoti.

“Sot, më 15 janar 2025, ishte planifikuar që të mbahej takimi i Komisionit të Përbashkët për Personat e Zhdukur në Bruksel ashtu sic eshte paralajmeruar.

Megjithatë, takimi nuk u realizua për shkak të refuzimit të Serbisë për të marrë pjesë në këtë takim, edhe pse takimi kishte qenë planifikuar para dy javëve.

Kryenegociatori i Serbise ishte i pranishem në Bruksel, pavarësisht që nuk e kam të qartë cfare ka kërkuar aty, pasi që takimi ka qenë i paraparë vetem për ceshtjen e Personave te Zhdukur, dhe formati ka qenë me zëvendësues te Komisioneve.

Prania e z. Petkoviç në Bruksel është dëshmia më e qartë se pikërisht ai orkestroi dhe garantoi dështimin e takimit të paraparë, duke e kthyer një proces teknik jetik në një mjet të turpshëm të politizimit dhe obstruksionit.

Arsyetimi i Serbisë për mospjessëmarrje në takim përvec që banal është edhe i dëmshem për procesin e zbardhjes se fatit të personve të zhdukur, dhe nuk ka të bëjë asgje me temen që sot janë thirrur në Bruksel.

Kjo demonstron për të satënherë mungesën e gatishmërisë së Serbisë për të bashkëpunuar në këtë çështje të rëndësishme.

Kjo tregon edhe njëhërë politizimin e tejskajshëm të Serbisë në raport me ceshtjen e personve të zhdukur.

Ndërkohë, delegacioni i Kosovës ka mbajtur takime me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe ka parashtruar kërkesat tona sipas agjendës së parashikuar, dhe për këtë kemi marrë njoftimin nga z. Lajcak që do të raportohet konstruktiviteti ynë dhe kërkesat tona tek vendet anëtare të BE-së.

Ne vazhdojmë të kërkojmë një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për çështjen e Personave të Zhdukur, duke shpresuar në bashkëpunimin e plotë të të gjitha palëve të përfshira” ka shkruar Hoti.

Etiketat

Ofertat e fundit