Hoti themelon dy komisione të reja për sigurinë dhe shëndetin në punë
Ministri i Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se janë themeluar dy komisione të rëndësishme që synojnë përmirësimin e mekanizmave në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Sipas njoftimit të ministrit Hoti, komisioni i parë do të merret me çertifikimin e ekspertëve, licencimin e shërbimeve, çertifikimin e trajnerëve dhe licencimin e qendrave të trajnimit në këtë fushë.
Ndërsa komisioni i dytë do të ketë përgjegjësi për mbikëqyrjen dhe kontrollin e personave që veprojnë në sektorin e sigurisë dhe shëndetit në punë.Hoti ka theksuar se këto vendime kanë për qëllim forcimin e zbatimit të legjislacionit, ngritjen e cilësisë së shërbimeve profesionale dhe rritjen e mbrojtjes së punëtorëve në Republikën e Kosovës.
“Përmes këtyre vendimeve, Ministria forcon mekanizmat për zbatimin e ligjit, rrit cilësinë e shërbimeve dhe avancon mbrojtjen e punëtorëve në Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Hoti.
Themelimi i këtyre strukturave vjen si pjesë e përpjekjeve institucionale për të rritur standardet në vendet e punës dhe për të siguruar një sistem më funksional të kontrollit dhe licencimit të profesionistëve në këtë sektor.
