Sektori publik edhe sot në pushim

04.01.2022

Për shkak se festat po i bien në ditë pushimi, ato po zëvendësohen në ditët e tjera të javës, pra ditë pushimi do të jetë edhe kjo ditë e sotme për shkak të festës së Vitit të Ri, po ashtu ditë pushimi për të njëjtën arsye ishte edhe dje. Pushim do të jetë edhe të […]

Sektori publik edhe sot në pushim Foto: Ilustrim

Për shkak se festat po i bien në ditë pushimi, ato po zëvendësohen në ditët e tjera të javës, pra ditë pushimi do të jetë edhe kjo ditë e sotme për shkak të festës së Vitit të Ri, po ashtu ditë pushimi për të njëjtën arsye ishte edhe dje.

Pushim do të jetë edhe të premte, më 7 janar për shkak të Krishtlindjeve Ortodokse.

Ligji për festat zyrtare në vendin tonë është i rregulluar si në vijim, pra për çdo festë zyrtare që i bie në ditë të vikendit, ajo llogaritet ditë pushimi si dhe dita pasuese e javës, apo dita e punës.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ditë më parë ka mbështetur ndryshimin e ligjit për festat zyrtare, kjo që të mos pushohet në ditë pune kur festat bien në fundjavë, pra jo zëvendësim.

Gjatë vitit 2022 sipas kalendarit zyrtar, në vendin tonë janë 11 festa zyrtare, derisa ndryshimi i ligjit për festat zyrtare të ndodhë, punëtorët e këtij sektori po vazhdojnë të bëjnë shfrytëzimin e kësaj të drejte.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More