Shumë pushime për shkak të festave zyrtare, kërkohet ndryshimi i Ligjit

10.05.2024

Në vitin 2024 qytetarët e Kosovës do të pushojnë në 12 ditë brenda ditëve të tyre të punës.

Shumë pushime për shkak të festave zyrtare, kërkohet ndryshimi i Ligjit Foto: Ilustrim

Këtë ia mundëson ligji për festat zyrtare që përfshin një sosh datash të tilla.

Muaji prill dhe maj prijnë me këto ditë. Sipas ligjit, kur ditët e festës janë në fundjavë, zëvendësohen me ditën e parë të punës.

Por, kjo po kundërshtohet e madje nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kanë kërkesë direkte për këtë drejtuar kryeministrit të Kosovës.