LVV
PDK
LDK
AAK

Punëtorët e sektorit privat kërcënojnë me grevë nëse nuk u rriten pagat sikurse sektorit publik

para 7 dite

Punëtorët e sektorit privat në Kosovë, të cilët ofrojnë shërbime për institucionet shtetërore dhe komunale, kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për mosharmonizimin e pagave me ato të sektorit publik.

Punëtorët e sektorit privat kërcënojnë me grevë nëse nuk u rriten pagat sikurse sektorit publik

Ata kanë kërkuar një rritje të pagave të tyre, duke marrë parasysh faktin se punëtorët e sektorit publik kanë përfituar nga një rritje prej 55 eurosh që nga ky muaj.

Federata Sindikale e Punëtorëve Privatë të Kosovës ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar këtë çështje. Gjatë kësaj mbledhjeje, është marrë vendimi që nëse institucionet publike nuk i përgjigjen kërkesës së tyre për rritje të pagave, ata do të fillojnë greva dhe protesta nga muaji mars.

Kryetari i kësaj Sindikate, Jusuf Azemi, ka theksuar se ndarja e mjeteve për 55 euro për sektorin publik është një lajm i mirë, por ka shtuar se punëtorët e sektorit privat janë po ashtu të rëndësishëm dhe paguhen nga i njëjti buxhet, ai i Kosovës dhe ai komunal. Ai ka paralajmëruar se nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh, grevat dhe protestat janë të pashmangshme duke filluar nga 1 marsi.

Etiketat

Ofertat e fundit