Salih Mustafa më 1 shkurt del para gjykatës në Hagë

26.01.2021

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar se më 1 shkurt do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes për Salih Mustafën. Konferenca për ecurinë e çështjes së Salih Mustafës është paraparë të mbahet ditën e hënë më 1 shkurt në ora 11:00. Në të është paraparë që të diskutohet për rrjedhën e procedurës. Mustafa […]

Salih Mustafa më 1 shkurt del para gjykatës në Hagë Foto: Ilustrim

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë njoftuar se më 1 shkurt do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes për Salih Mustafën.

Konferenca për ecurinë e çështjes së Salih Mustafës është paraparë të mbahet ditën e hënë më 1 shkurt në ora 11:00.

Në të është paraparë që të diskutohet për rrjedhën e procedurës.

Mustafa ishte arrestuar më 24 tetor 2020 nga EULEX-i.

“Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhej në njoftimin e Speciales.