Hamza: Nëse miratohet ligji për Dhomat e Specializuara, jemi të hapur për tema të tjera

28.09.2026

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka folur për takimin e zhvilluar të dielën me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Hamza: Nëse miratohet ligji për Dhomat e Specializuara, jemi të hapur për tema të tjera Foto: Ilustrim

Para nisjes së seancës plenare, Hamza tha se gjatë takimit janë diskutuar zhvillimet aktuale politike, përfshirë projektligjin për Dhomat e Specializuara dhe çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Megjithatë, ai bëri të ditur se në takim nuk është diskutuar për emra konkretë për president.

Hamza theksoi se për PDK-në, prioritet mbetet miratimi i projektligjit për Dhomat e Specializuara. Sipas tij, pas përfundimit të kësaj çështjeje, PDK-ja është e hapur për të diskutuar edhe temat e tjera politike, përfshirë zgjedhjen e presidentit.

“Prioritet projektligji për Dhomat e Specializuara. Nëse kalohet ligji, këtë nuk po e them si detyrim, po e them si nevojë. Nëse kalohet, jemi të hapur me diskutu temat tjera.Nëse nuk kalohet, nuk kemi temë më të rëndësishme se kjo”, deklaroi Hamza.

Ai tha se qëndrimi i PDK-së nuk duhet të shihet si kushtëzim, por si një nevojë që lidhet me situatën aktuale politike.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More