Salih Mustafa dënohet me 26 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë
- 16.12.2022

Në Gjykatën Speciale është shpallur aktgjykimi për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafën.
Trupi gjykues i kryesuar nga Mappie Veldt- Foglia, e ka dënuar Salih Muhstafën me 26 vite burg, i cili nga prokuroria akuzohet për krime lufte.
“Në emër të popullit të Kosovës, për arsyet e shtjelluar në aktgjykim ju shpall fajtor, për torturë për krime lufte, ndalim arbitrar për krime lufte, si pjesë e ndërmarrjes kriminale”, ka thënë ajo.
Ndryshe, aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020.