Sa do të ulet çmimi i derivateve me vendimin e Qeverisë?

09.06.2022

Një gjë e tillë ka ngjallur pakënaqësi e reagime të shumta nga ana e qytetarëve, ku po vlerësohet se këto çmime të larta sa shkon e po e rëndojnë ekonominë familjare. Gjatë ditës së djeshme lidhur me çmimet e larta të derivateve të naftës ka reaguar edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ku […]

Sa do të ulet çmimi i derivateve me vendimin e Qeverisë?

Një gjë e tillë ka ngjallur pakënaqësi e reagime të shumta nga ana e qytetarëve, ku po vlerësohet se këto çmime të larta sa shkon e po e rëndojnë ekonominë familjare.

Gjatë ditës së djeshme lidhur me çmimet e larta të derivateve të naftës ka reaguar edhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ku ka bërë të ditur se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit.

Ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse.

MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt.

Buletini Ekonomik ka siguruar një draft të këtij vendimi, i cili parasheh kufizime në fitimet e naftëtarëve.

Së paku 2 deri 3 centë do të jetë fitimi për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 6-10 centë do të jetë fitimi për litër për shitësit me pakicë.

Ndërsa 10 centë për litër do të jetë fitimi për shitje me pakicë për subjektet që nuk janë importuese.

Kjo do ta ulte çmimin aktual të derivateve për 12 centë.

Ndryshe, kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani para disa dite ka thënë se rritja e çmimit është duke ndodhur në të gjithë botën dhe nuk është duke ndodhur vetëm te ne, duke shtuar se çmimet në këtë sektor mund të stabilizohen atëherë kur të përfundon lufta Ukrainë-Rusi.

Berjani ka deklaruar se këto çmime janë të larta për gjendjen ekonomike të qytetarëve.

Etiketat