Nga 1 nëntori nisin kontrollet për bizneset online në Kosovë
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se nga 1 nëntori 2026 do të nisë kontrolli i bizneseve që operojnë online në Kosovë.
Sipas njoftimit të ministres Mimoza Kusari-Lila, të gjitha bizneset që shesin produkte apo ofrojnë shërbime përmes internetit duhet ta përfundojnë regjistrimin dhe të pajisen me certifikatën e regjistrimit të biznesit deri më 31 tetor 2026.
Nga 1 nëntori, inspektorët përkatës do të kontrollojnë bizneset online dhe kompanitë postare, me qëllim të verifikimit të dokumentacionit dhe respektimit të kërkesave ligjore.
Ministria ka theksuar se këto kontrolle synojnë të sigurojnë konkurrencë të drejtë në treg, në mënyrë që të gjitha bizneset të veprojnë sipas rregullave dhe të mos shmangin detyrimet ligjore.
