Rritja e rasteve pozitive me COVID-19, Spitali i Prizrenit më i ngarkuari

31.03.2021

Numri i të infektuarve me COVID-19, javën që lamë pas ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me javët e kaluara, kjo po bëhet e ditur nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Poashtu ditëve të fundit është rritur edhe numri i pacientëve të shtrirë nëpër spitalet e Kosovës, shkruan SuharekaOnline. Nga […]

Rritja e rasteve pozitive me COVID-19, Spitali i Prizrenit më i ngarkuari Foto: Ilustrim

Numri i të infektuarve me COVID-19, javën që lamë pas ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me javët e kaluara, kjo po bëhet e ditur nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Poashtu ditëve të fundit është rritur edhe numri i pacientëve të shtrirë nëpër spitalet e Kosovës, shkruan SuharekaOnline.

Nga të gjitha spitalet rajonale, ai i Prizrenit është më i ngarkuari, kështu po bëhet e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik Univeristar i Kosovës (SHSKUK), ku kanë njoftuar se aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 132 pacientë.

Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 915 pacientë.

744 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2, 42 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 744 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 364 pacientë, prej tyre 315 të konfirmuar me Sars Cov-2, 16 në gjendje të rënduar, 303 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 115 pacientë, Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 90 pacientë, Klinika Infektive III ( Interno), 48 pacientë, Klinika e Pulmologjisë 82 pacientë, Klinika e Gjinekologjisë, 8 paciente, Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë, Klinika e Pediatrisë 17 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 539 pacientë prej tyrre, 429 të konfirmuar pozitiv, 19 në gjendje të rënduar shëndetësore, 375 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 132 pacientë, Spitali i Gjakovës 90 pacientë, Spitali i Pejës 78 pacientë, Spitali i Gjilanit 113 pacientë, Spitali i Ferizajt 67 pacientë, Spitali i Mitrovicës 35 pacientë, Spitali i Vushtrrisë 24 pacientë.