Rritja e rasteve pozitive me COVID-19, kjo është gjendja në Spitalet e Kosovës

Rritja e rasteve pozitive me COVID-19, kjo është gjendja në Spitalet e Kosovës

Numri i të infektuarve me COVID-19, javën që po lëmë pas ka shënuar rritje të dukshme, duke e krahasuar me javët e kaluara, kjo po bëhet e ditur nga raportimet ditore të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Poashtu ditëve të fundit është rritur edhe numri i pacientëve të shtrirë nëpër spitalet e Kosovës, shkruan SuharekaOnline.

Nga të gjitha spitalet rajonale, ai i Prizrenit është më i ngarkuari, kështu po bëhet e ditur nga Shërbimi Spitalor Klinik Univeristar i Kosovës (SHSKUK), ku kanë njoftuar se aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 133 pacientë.

Ndërsa, numri total i të spitalizuarve në QKUK dhe spitalet rajonale është 868, prej të cilëve 753 janë të konfimruar pozitiv me COVID-19, 78 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve, 33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 704 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Njoftimi i plotë i SHSKUK-së:

ShSKUK: 917 pacientë të hospitalizuar, 753 të konfirmuar me COVID

Në klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, sipas raportit të punës për datën 29 mars 2021, janë duke trajtuar 917 pacientë.753 raste janë të konfirmuara me Sars-Cov-2.78 pacientë janë të dyshuar, në pritje të rezultateve.

33 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore

704 janë nën asistim të okisgjeno-terapisëNë QKUK janë të shtrirë 364 pacientë:

308 të konfirmuar me Sars Cov-28 në gjendje të rënduar 313 me oksigjeno-terapiNumri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave:

Klinika Infektive, 119 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësia Sportive), 91pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 39 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 82 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 11 paciente Mjekimi Intensiv -COVID, 15 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 7 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 553 pacientë:

445 të konfirmuar pozitivë

19 në gjendje të rënduar shëndetësore

391 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:

Spitali i Prizrenit, 133 pacientë

Spitali i Gjakovës, 95 pacientë

Spitali i Pejës, 80 pacientë

Spitali i Gjilanit, 119 pacientë

Spitali i Ferizajt, 66 pacientë

Spitali i Mitrovicës,38 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 22 pacientë

RAPORTO