Rritja e rasteve me COVID-19, IKSHPK: Bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni

22.07.2022

Kjo rritje e rasteve ka bërë që institucionet shëndetësore të dalin me apele e thirrje në drejtim të qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID si dhe të vaksinohen kundër këtij virusi. Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) kanë njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit në […]

Rritja e rasteve me COVID-19, IKSHPK: Bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe  vaksinohuni Foto: Ilustrim

Kjo rritje e rasteve ka bërë që institucionet shëndetësore të dalin me apele e thirrje në drejtim të qytetarëve që të respektojnë masat anti-COVID si dhe të vaksinohen kundër këtij virusi.

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) kanë njoftuar se vetëm në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1 mijë e 390 raste të reja me COVID-19.

IKSHPK-ja u ka bërë thirrje qytetarëve që të bartin maskat në ambientet e mbyllura dhe të vaksinohen.

“Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim. Fatkeqësisht sot është raportuar një rast i vdekjes nga kjo sëmundje”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

Po ashtu, nga IKSHPK kanë theksuar se me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç, me dozën e katërt, mund të vaksinohen personat e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë.

“MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19”.

Komunikata e plotë e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK):

Të nderuar qytetarë!

Ju lutemi bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni!

Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.

Fatkeqësisht sot është raportuar një rast i vdekjes nga kjo sëmundje!

Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeç; me dozën e katërt, mund të vaksinohen personath e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.