Rritja e rasteve me COVID-19, IKSHPK: Bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe vaksinohuni

03.08.2022

Me rritjen e rasteve me COVID-19, ka bërë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) të dalë me një apel për qytetarët, duke u bërë thirrje që të bartin maskat në ambientet e mbyllura dhe të vaksinohen. Nga IKSHPK-ja kanë thënë se Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të […]

Rritja e rasteve me COVID-19, IKSHPK: Bartni maskat në ambiente të mbyllura dhe  vaksinohuni Foto: Ilustrim

Me rritjen e rasteve me COVID-19, ka bërë që Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) të dalë me një apel për qytetarët, duke u bërë thirrje që të bartin maskat në ambientet e mbyllura dhe të vaksinohen.

Nga IKSHPK-ja kanë thënë se Kosova po vazhdon të shënojë shtim të rasteve të reja të COVID-19 me tendencë të rritjes ditët në vijim.

Fatkeqësisht sot janë raportuar dy raste të vdekjes nga kjo sëmundje.

“Në vende të ndryshme të botës, po regjistrohen raste të shumta të COVID-19, sepse pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar”, thuhet në apelin e IKSHPK-së.

IKSHPK është duke vazhduar pandërprerë me testimin dhe gjurmimin e të gjitha rasteve, kontakteve të rasteve në komunitet dhe diagnostikimin laboratorik andaj të gjithë personat me kokëdhembje, kollitje, dhembje fyti, vështërsi në frymëmarrje, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, humbje e shijes, rekomandohen të testohen.

“Me qëllim të përforcimit të imunitetit dhe parandalimit të rasteve të reja dhe formave të rënda të sëmundjes, qytetarët këshillohen që vaksinohen, me dozën e parë të dytë dhe të tretë mund të vaksinohen të gjithë personat e moshës mbi 12 vjeçme dozën e katërt, mund të vaksinohen personath e moshës mbi 60 vjeç, me kusht që të kenë kaluar katër muaj nga marrja e dozës së tretë”, thuhet tutje në komunikatën e këtij instituti.

MSh dhe IKSHPK rekomandojnë qytetarët që përkundër situatës së qetë dhe stabile epidemiologjike në vend, të jenë të kujdesshëm në zbatimin e masave preventive kundër sëmundjeve ngjitëse dhe të vaksininohen kundër COVID-19.