Reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme

08.02.2022

“Kjo gjendje është si rrjedhojë e një aktiviteti të pandërprerë gjatë tërë natës së mbrëmshme, por edhe në vazhdim nga ana e kompanive mirëmbajtëse të cilat janë të kontraktuara nga MMPHI”, është thënë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. “Kjo gjendje është si rrjedhojë e një aktiviteti të pandërprerë gjatë tërë natës së […]

Reshjet e borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të qarkullueshme

“Kjo gjendje është si rrjedhojë e një aktiviteti të pandërprerë gjatë tërë natës së mbrëmshme, por edhe në vazhdim nga ana e kompanive mirëmbajtëse të cilat janë të kontraktuara nga MMPHI”, është thënë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

“Kjo gjendje është si rrjedhojë e një aktiviteti të pandërprerë gjatë tërë natës së mbrëmshme, por edhe në vazhdim nga ana e kompanive mirëmbajtëse të cilat janë të kontraktuara nga MMPHI”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë për rtv21.

Tutje, MMPHI-ja ka bërë thirrje te të gjithë ngasësit e makinave që të kenë kujdes të shtuar në përshtatje të kushteve të motit në rrugë, por edhe për bartjen e pajisjeve dimërore.

Mosrespektimi i kësaj thirrjeje, sipas tyre, nënkupton krijimin e pengesave ne rrugë, sidomos në formimin e kolonave nga automjetet, si pasojë e të cilave vjen deri të pamundësia e futjes së makinerisë borëpastruese e që në ato raste lehtësisht vjen deri të krijimi i shtresave të akullit dhe rrjedhimisht edhe deri të pengesat serioze në qarkullimin rrugor.

Policia e Kosovës po ashtu, ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të jenë më vigjilentë dhe vozitjen ta përshtatin me rrethanat e krijuara nëpër rrugë në mënyrë që pjesëmarrja në trafik të jetë e sigurt për të gjithë dhe të shmangen aksidentet rrugore.

Etiketat