Qeveria tregon se kur do të miratohet projektligji për Paga

29.03.2022

Mirëpo, një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë muajit prill. Zëdhënësi i Ekzekutivit, Përparim Kryeziu ka bërë me dije se ky projektligj ndodhet në fazën përfundimtare të draftimit. Në një përgjigje për Indeksonline, ai ka thënë se miratimi i tij në qeveri pritet të bëhet gjatë muajit të ardhshëm, meqë sipas tij, përmirësimi sistematik […]

Qeveria tregon se kur do të miratohet projektligji për Paga Foto: Ilustrim

Mirëpo, një gjë e tillë pritet të ndodhë gjatë muajit prill.

Zëdhënësi i Ekzekutivit, Përparim Kryeziu ka bërë me dije se ky projektligj ndodhet në fazën përfundimtare të draftimit.

Në një përgjigje për Indeksonline, ai ka thënë se miratimi i tij në qeveri pritet të bëhet gjatë muajit të ardhshëm, meqë sipas tij, përmirësimi sistematik i shumë parregullsive po kërkon pak më shumë kohë.

“Konsultimet publike do të fillojnë gjatë këtij muaji ku do të jenë të ftuara të gjitha sindikatat, mediat dhe shoqëria civile, me qëllimin që të njëjtat të na shërbejnë të gjithëve për sqarime të detajshme por edhe argumentim të thellë e të drejtë të projektligjit. Ndërkaq miratimi i tij në qeveri pritet të bëhet gjatë muajit të ardhshëm, meqë përmirësimi i sistematik i shumë parregullsive po kërkon pak më shumë kohë.

Pas miratimin në Qeveri, projektligji do të respektojë rrjedhën procedurale deri në miratimin e tij në Kuvend”, ka thënë Kryeziu.

Në anën tjetër, sindikatat, por edhe partitë opozitare kanë bërë thirrje që sa me shpejtë ky projektligj të procedohet në Kuvend për miratim.

Më herët ka qarkulluar një draft i këtij projektligji në publik, i cili pati nxitur reagime të shumta, veçanërisht të SBASHK-ut.

Kujtojmë se Ligjin për Paga të miratuar në qeverinë e Haradinajt e pati rrëzuar Gjykata Kushtetuese.