PZAP-ja pezullon 6 komisionerë të një vendvotimi në Suharekë, urdhëron rinumërim të votave
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar ankesën e kandidatës për deputete nga radhët e AAK-së, dega në Suharekë, Albena Reshitaj. Reshitaj ka kërkuar që të rinumërohen votat e saj në qendrën e votimit 2404A/01R, në Suharekë. Ndërsa, 6 komisionerë nga kjo qendër janë pezulluar për 5 vite. Kryesuesi i vendvotimit Ermal Zenelaj, dhe […]
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka aprovuar ankesën e kandidatës për deputete nga radhët e AAK-së, dega në Suharekë, Albena Reshitaj.
Reshitaj ka kërkuar që të rinumërohen votat e saj në qendrën e votimit 2404A/01R, në Suharekë.
Ndërsa, 6 komisionerë nga kjo qendër janë pezulluar për 5 vite. Kryesuesi i vendvotimit Ermal Zenelaj, dhe anëtarët Jehona Zenelaj, Jeton Kokollari, Ernard Gashi, Floriana Zenelaj e Glodiana Zenelaj janë pezulluar për pesë vjet nga procesi zgjedhor si kandidatë, apo si pjesë administrative e një organi zgjedhor të menaxhuar nën autoritetin e KQZ-së.
Reshitaj ishte ankuar se në këtë vendvotim kishte 31 vota, sipas deklaratës së vëzhgueses Adelina Krasniqi, por se në faqen e KQZ-së figurojnë 0 vota./Koha/