Prokuroria nis hetime ndaj mediave që raportuan për procesin e sigurimit të vaksinave antiCOVID

17.04.2021

Prokuroria themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas konferencës të mbajtur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili ka demantuar lajmet e pavërteta për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 dhe ka ftuar prokurorin e shtetit që të mbrojë interesin publik, e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme […]

Prokuroria nis hetime ndaj mediave që raportuan për procesin e sigurimit të vaksinave antiCOVID Foto: Ilustrim

Prokuroria themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas konferencës të mbajtur nga Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i cili ka demantuar lajmet e pavërteta për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19 dhe ka ftuar prokurorin e shtetit që të mbrojë interesin publik, e ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore duke iniciuar rast të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

”Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, pas konferencës së mbajtur mbrëmë, nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitija, lidhur me demantimin e lajmeve për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës, në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së”.

“Prokurori i Shtetit, do të veprojë në secilin rast ku cenohet interesi publik dhe shëndeti i qytetarëve, konform autorizimeve të tij ligjore, prandaj ju sigurojmë se kushdo që tenton ta dëmtojë një proces kaq delikat dhe konfidencial, do të përgjigjet para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin Prokurorisë.

Ndryshe të premten portali Insajderi kishte publikuar dosjen e komunikimeve dhe kontratën të cilat zbulojnë neglizhencën e shtetit për të finalizuat marrëveshjen.