Aktakuzë ndaj tetë personave për ryshfet, keqpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh

25.03.2026

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj tetë personave për disa vepra penale, pas përfundimit të hetimeve dhe sigurimit të provave.

Aktakuzë ndaj tetë personave për ryshfet, keqpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh Foto: Ilustrim

Sipas njoftimit, të pandehurit dyshohen për përfshirje në veprat penale “Pranimi i ryshfetit në sektorin privat”, “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, si dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar” dhe “Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumentit”.

Aktakuza thekson se dy prej të pandehurve, në cilësinë e menaxherit dhe bashkëpunëtorit në një poligon, kanë pranuar para në këmbim të pajisjes së kandidatëve me certifikata për përdorimin e armëve pa ndjekur trajnimet dhe testimet e nevojshme ligjore.

Ndërkohë, disa të pandehur të tjerë, në rolin e instruktorëve, dyshohet se kanë falsifikuar dokumente zyrtare duke nënshkruar certifikata për persona që nuk kanë ndjekur trajnimet përkatëse.

Po ashtu, një administratore akuzohet se ka plotësuar dhe nënshkruar dokumente në emër të kandidatëve pa praninë e tyre.Prokuroria njofton se veprimet e të pandehurve janë në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për armët dhe procedurat e certifikimit, duke cenuar sigurinë dhe rendin publik.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More