Procesi i numërimit të votave të diasporës drejt fundit, nesër shpallen rezultatet përfundimtare

03.03.2021

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit përmes postës. Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka theksuar se ky proces i numërimit të votave është drejt përfundimit. Po ashtu Elezi ka bërë të ditur se të enjten do të shpallen […]

Procesi i numërimit të votave të diasporës drejt fundit, nesër shpallen rezultatet përfundimtare

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga jashtë vendit përmes postës.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka theksuar se ky proces i numërimit të votave është drejt përfundimit.

Po ashtu Elezi ka bërë të ditur se të enjten do të shpallen rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe për kandidatët.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve jemi pothuajse në pëfundim të numërimit të fletëvotimeve nga jashtë Kosovës.  Deri në orët e mbrëmjes, numërimi i fletëvotimeve jashtë Kosovës do të përmbyllet.  as përfundimit të numërimit, Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve i duhen disa orë kohë për të kryer procedurat e parapara për të përmbyllur administrimin për rezultatin e zgjedhjeve

LEXO EDHE:  Mbi 21 mijë kosovarë nga diaspora u regjistruan për të votuar

“Ju njoftoj se rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët do të shpallen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ditën e enjte, më 4 mars”, ka thënë ai, në një konferencë për media.

Etiketat